Top News – Kontratat për vaksinat anticovid/ Manastirliu-kemi siguruar doza për 800 mijë qytetarë
28/01/2021 16:15

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha në Kuvend se janë kontaktuar doza vaksine anticovid për 800 mijë qytetarë, ku edhe për marrëveshjen me Pfizer janë parapaguar 2.9 milion dollarë, krahas parapagimit në instrumentin COVAX. “Marrëveshja me Pfizer ishte përmbyllja e përpjekjes së pandalur për asnjë moment gjatë këtyre kohëve për sigurimin e 500 mijë dozave vaksinash që së bashku me marrëveshjen e Covax, me mundësimin pra të 1 milion e 140 mijë doza vaksinash, ne kemi tashmë të kontraktuara doza vaksinimi për 800 mijë qytetarë, duke filluar me grupet prioritare. Qeveria shqiptare ka marrë masa në kohë për nënshkrimin e kontratave me të parën kompani që dispononte autorizimet e përdorimit të vaksinës. U angazhuam financiarisht në parapagimin e marrëveshjes së Pfizer-it dhe tashmë kemi paguar rreth 2.9 milion dollarë, si dhe kemi parapaguar në instrumentin e Covax-it për të garantuar sigurimin e vaksinave në një kohë të shpejtë” Manastirliu tha ndër të tjera se janë siguruar mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore, medikamentet dhe është rritur numri i testimeve me qëllim këputjen e zinxhirit të infeksionit. “Ja kemi dalë t’u sigurojmë stafeve mjekësorë të gjitha mjetet e mbrojtjes personale njësoj si në çdo vend tjetër, ja kemi dalë të shtojmë numrin e testimeve, të hapim qendrat e testimit të shpejtë në komunitet. 51 pika testimi janë sot në të gjithë territorin dhe lehtësojnë kryerjen e testit duke krijuar mundësinë e këputjes së zinxhirit të infeksionit. Me punë e pa fjalë ja kemi dalë të sigurojmë të gjitha medikamentet për trajtimin e simptomave Covid, me punë pa fjalë paket e trajtimit ambulator anticovid mbështet falas qytetarët për format e lehta dhe të moderuar të sëmundjes” Manastirliu duke bërë një përmbledhje të investimeve të kryera gjatë pandemisë tha se u shtua flota e respiratorëve, monitorëve, paisjeve mjekësore dhe 36 autoambulanca të reja ju shtuan flotës anticovid, duke mundësuar trajtim në kohë për çdo rast urgjence.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA