Policia ka shpallur në kërkim dy shtetas, administratorë të tre subjekteve, ku u gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara. Pas disa muajsh hetimesh, opeacioni i koduar ‘Hidden’, u finalizua nga Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, me Hetimin Tatimor dhe Prokurorinë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale në 3 subjektet mallrat si: veshje, ekspozitorë veshjesh dhe aksesorësh, artikuj të ndryshëm, sisteme sigurie si dhe 10640 kg qymyr për shisha, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.