Top News – Koalicione dhe opsione/ Dritëhijet e zgjedhjeve në Kosovë
27/12/2020 14:14

Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme mes një krize institucionale dhe një tjetër shëndetësore. Në kohën kur priteshin emrat e kandidatëve për presidentë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 21 dhjetor tha se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, tani në plan të parë ka dalë votimet e reja dhe ekzekutivi që do të dalë prej tyre. Deri tani, vetëm PDK-ja ka dalë me një kandidat zyrtar për kryeministtër, Enver Hoxhajn, i cili përpos përpos karrierës akademike, ka dhe një përvojë të gjatë institucionale e politike. E teksa nuk ka ende një datë për mbajtjen e zgjedhjeve, PDK-ja sqaroi se ajo hyn në to me një program të qartë për nevojat e qytetarëve dhe me një ekip të gatshëm për rimëkëmbjen ekonomike dhe politike të Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Anton Cuni, njëherazi kryetar i degës së LDK-së në Prizren, ka deklaruar sakaq se është i gatshëm të kandidojë për kryeministër të vendit, nëse partia e tij e propozon. “Jam gjithmonë i hapur për sfida të reja dhe asnjëherë nuk i largohem pergjegjesive”, ishte komenti i tij, ndërsa LDK-ja ende hesht. Kjo parti akoma nuk e ka propozuar kandidatin për kryeministër, por si opsione të mundshme janë përmendur Lumir Abdixhiku e Avdullah Hoti etj. Vetëvendosja shprehet e bindur në fitore e thotë se do të marrë 2/3 e votave. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh se nuk i beson sondazhet, të cilat nxjerrin fituese lëvizjen e Albin Kurti. I bindur te puna e mirë e qeverisë Hoti, Mustafa deklaroi se nuk do të bëjnë koalicion me asnjë subjekt politik, por janë të hapur për bashkëpunime. Aleanca Kosova e Re (AKR), nga ana tjetër, ende pa u shpallur zyrtarisht zgjedhjet e parakohshme ka pranuar oferta për koalicione parazgjedhore, duke thënë se nuk ka vija të kuqe. Me interes të madh po shihet në këto zgjedhje pozicionimi i Vjosa Osmanit. Dy ditë më parë, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherazi deputete e VV-së, Arbërie Nagavci, konfirmoi se do të garojnë bashkë me Osmanin në zgjedhjet e ardhshme, por LDK-ja hesht rreth kësaj deklarate.

Top News- “E patën bërë Kosovën copë-copë”, Kurti: Me ne s’ka institucione ilegale serbe
24/01 21:00
Top News- ‘Kosova Fituese’ ndalet në Mitrovicë/ Haradinaj e Limaj akuza qeverisë Kurti për veriun
24/01 20:30
Top News- Kurti fushatë në Viti: Nuk udhëhiqemi nga lakmia për pushtet
24/01 20:07
Top News- Partitë përdorin shtetin për fushatë/ Kosovë, vëzhguesit identifikojnë mbi 20 shkelje
24/01 15:49
Top News – 137 mln euro tender për KEK. Investimi, Kurti: Rrisim kapacitetet energjitike të vendit
24/01 14:05
Top Channel/ Ikën Lajcak, i dërguari i BE-së për dialogun konfirmohet danezi Sorensen!
24/01 12:20
Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
DIGITALB DIGITALB - OFERTA