Misioni i KFOR-it përmes një njoftimi në rrjetin social FaceBook, shkruan se ka rritur masat e sigurisë pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, për të mbrojtur infrastrukturën kritike. KFOR-i shkruan se janë të përgatitur për të ofruar mbështetje të sigurisë, logjistike e inxhinierike. “Pas sulmit në kanalin e ujit në Zubin Potok - Kosovë, misioni i udhëhequr nga NATO-ja, KFOR, ka rritur masat e sigurisë për të mbrojtur infrastrukturën kritike në rajon. Komanda Rajonale Lindje (RC-E) mbetet e përgatitur për të ofruar mbështetje të sigurisë, logjistike dhe inxhinierike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, shkruhet në njoftim.