Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi propozon që hotelet apo rezortet me katër dhe pesë yje, të cilat janë të njohura ndërkombëtarisht pra kanë një ‘brand name’; të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat korporative për një periudhë dhjetë vjeçare, për ato struktura të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor të vitit 2026. Sipas ligjit në fuqi, norma e tatimit mbi të ardhurat e korporatave është 15%. Përjashtimisht, norma tatimore për dividendët është 8%, pa zbritur asnjë kosto.