Pas rreth 2 orëve ka mbaruar mbledhja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetëve të rinj të mandatuar e pjesës tjetër të kandidatëve që garuan në zgjehdjet e 25 prillit. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura burimet bënë të ditur se deputetët e sapozgjedhur në lezhë Mark Marku dhe AGron gjekmarkaj kërkuantë bëhen reagime të forta, duke kërkuar edhe nisjen e protestave me arsyetimin se njerëzit duan të dinë çfarë qëndrimi do mbajë PD. “Gjëja më e thjeshtë për mua është të thërras protesta. Por po pas kësaj? Jo, sepse nuk është kjo koha. Prioriteti ynë është të vetëdijësojmë njerëzit për masakrën elektorale që edhe protesta të ketë kuptim”, ka thënë Basha gjatë takimit duke kundërshtuan nisjen e protestave. Ai ka thënë se duhet të bëjmë aleancën më të gjerë me opinionin publik dhe faktorin ndërkombëtar për të faktuar masakrën zgjedhore që ka ndodhur. Kreu i opozitës ndër të tjera në mbledhje ka thënë se pavarësisht vjedhjes së votave nga partia rivale, PD u bë më e fortë se kurrë në këto zgjedhje. Ai ka falenderuar të gjitha kandidatët për punë e bërë gjatë fuishatës dhe në zgjedhje. “ “Dua të falënderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo. Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë deri në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar. Ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë! Fushata dhe misioni ynë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri vazhdon me fuqi maksimale”, tha Basha. Ndërkaq deputeti sapozgjedhur në qarkun e Lezhës në listat e Partisë Demokratike, Mark Marku ka folur për mediat pas mbledhjes që zhvilloi bashkë me kolegët e tij dhe Bashën.