Top News – Kërcënim nga Irani/ Izraeli paralajmëron shtetasit
04/12/2020 12:23

Izraeli paralajmëroi të enjten për një kërcënim në rritje ndaj shtetasve të tij jashtë vendit, pas thirrjes së Iranit për hakmarrje ndaj vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor iranian, javën e kaluar në Teheran. Për vrasjen e shkencëtarit, Mohsen Fakhrizadeh, Irani ka fajësuar pjesërisht Izraelin. “Në vazhdën e kërcënimeve të fundit nga elementët iranianë, kemi frikë se Irani mund të sulmojë objektivat izraelite”, tha ministria e jashtme izraelite. Ajo paralajmëroi për sulme të mundshme kundër shtetasve të saj në Afrikë dhe në vendet afër Iranit, duke përmendur Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Turqinë, rajonin kurd të Irakut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin. Këshilli i Sigurimit Kombëtar, duke përmendur sulmet e kryera tashmë në Francë, Gjermani dhe Austri, tha se organizatat globale të xhihadistëve, veçanërisht grupi i Shtetit Islamik, “po demonstrojnë një motivim të lartë për të kryer sulme terroriste”. “Është e mundur që një pjesë e valës aktuale të terrorizmit islamik të arrijë objektivat e identifikuar me Izraelin ose komunitetet hebraike, sinagogat, restorantet dhe muzeumet hebraike”, paralajmëroi ministria izraelite. Ajo u bëri thirrje udhëtarëve të lexonin çdo paralajmërim në lidhje me destinacionin e tyre. Pjesëtarë të forcave iraniane bartin arkivolin e shkencëtarit Mohsen Fakhrizadeh gjatë ceremonisë së varrimit në Teheran më 30 nëntor. Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe normalizuan lidhjet me Izraelin në shtator. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi, kishte pasur në plan të vizitojë Bahrejnin në fundjavë për një konferencë rajonale, por burime diplomatike thanë për AFP se udhëtimi i tij u anulua, pasi Irani fajësoi Izraelin për vrasjen e Fakhrizadeh dhe u kërcënua me hakmarrje. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi të enjten Iranin se ka përfituar nga marrëveshja e tij ndërkombëtare bërthamore – e cila lejoi heqjen e sanksioneve ekonomike, para se ato të rivendoseshin dhe të ashpërsoheshin nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump – në mënyrë që të “shtrijë” ndikimin e tij në Irak , Jemen dhe Siri.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA