Laerti dhe Gerti janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit, duke agravuar situatën dhe shkaktuar tension në shtëpinë e Big Brother. Ky debat ka vijuar dhe gjatë spektaklit të së martës, ku Laertit i është dashur të shkojë në dhomën e rrëfimit të qetësohet për shkak të ngarkesës emocionale. Të dy konkurrentët njihen me njëri-tjetrin jashtë këtij formati, gjë që ka bërë që ata të sjellin në vëmendje përplasjet e tyre të mëparshme.