Dy shtetas 20 dhe 19 vjeç ranë në prangat e specialistëve të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar Kukës, teksa tentuan të kontrabandonin lëndë piroteknike nga Kosova në Shqipëri. Sipas njoftimit zyrtar, në hyrje të RSh-së, në vijën e dytë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues 20-vjeçarin me iniciale Xh. L. dhe pasagjer shtetasin 19-vjeçar janë gjetur 2 kuti të mëdhaja me lëndë piroteknike, pa faturë shoqëruese, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës.”