Top News – ‘Kancelari’ i ardhshëm i Gjermanisë kundër Donald Trump për shpenzimet e NATO-s
08/01/2025 16:50

Udhëheqësi i opozitës gjermane Friedrich Merz, i cili supozohet se do të bëhet kancelar në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, tha se Gjermania do të shpenzojë më shumë për mbrojtjen, por nuk do të angazhohet për një objektiv të shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, siç kërkohet nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump. "Së pari duhet të arrijmë kufirin më të ulët prej 2 për qindësh në Gjermani. Nuk e kemi arritur akoma atë", tha Merz të mërkurën në përgjigje të thirrjes së Trump që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë 5% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen. "2, 3 ose 5% janë në thelb të parëndësishme, faktori vendimtar është që ne të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur veten," tha Merz, kreu i opozitës Demokristiane dhe favoriti për të pasuar Olaf Scholz. Trump është ankuar shpesh se shumica e anëtarëve të NATO-s nuk po paguajnë pjesën që u takon atyre dhe kërkoi një rritje të kontributeve në NATO gjatë fushatës. NATO vlerësoi ndërkohë se 23 nga 32 anëtarët e saj do të përmbushnin objektivin për të shpenzuar 2% të PBB-së në vitin 2024. Gjermania mundet të përmbushë objektivin aktual të NATO-s prej 2 për qindësh vetëm për shkak të një fondi të posaçëm të akorduar për ushtrinë e vendit, por ka pasiguri se si do të ruhet ky nivel shpenzimesh kur fondi të shterojë në vitin 2028.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA