Kërcënimet verbale të Donald Trump ndaj Kanadasë po i japin fryte një sipërmarrësi, pasi komentet luftarake të presidentit i dhanë atij një ide. Liam Mooney, themeluesi i një kompanie dizajni me bazë në Otava, krijoi një kapelë mbi të cilën ishte shkruar: "Kanadaja nuk është për shitje", pas kërcënimeve tarifore të Trumpit dhe sugjerimeve të tij që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së. Kapelat fituan vëmendje pasi Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, e vendosi një të tillë gjatë një takimi me kryeministrin Justin Trudeau dhe homologët e tjerë në Otava, javën e kaluar, për të diskutuar mbi kthimin e trumpit në shtëpinë e bardhë dhe premtimin e tij për të vendosur tarifa mbi importet kanadeze. Sipas Mooney-t, dhjetëra mijëra kapele janë porositur në internet që atëherë. Mooney i tha Reuters se ai i projektoi kapelet si një përgjigje krijuese ndaj retorikës së Presidentit Trump, duke synuar të ndërpresë diskursin politik me një mesazh nacionalizmi dhe uniteti. "Është një mundësi për të bashkuar njerëz nga e gjithë shoqëria civile, pavarësisht nga bindjet politike," tha Mooney.