Ushtria izraelite ka kërkuar një evakuim masiv të palestinezëve nga qyteti Khan Younis në Gazën jugore. Kjo kërkesë ka bërë shumë bujë, pasi ka ngritur shqetësim për një rikthim të sulmeve të Izraelit në këtë zonë, në të cilin shteti izraelit kishte tërhequr trupat e tij në fillim të këtij viti. Megjithëse pjesa më e madhe e Khan Younis është shkatërruar nga sulmet në fillim të vitit, një numër i konsiderueshëm palestinezësh janë rikthyer për ti shpëtuar sulmeve që po bëhen në zona të tjera të Gazës, sidomos në Rafah.