Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri britanik, Boris Johnson do të zhvillojnë një bisedë telefonike lidhur me krizën në Ukrainë. Biseda ndërmjet Putinit dhe Johnsonit vjen në në kohën kur përpjekjet diplomatike janë shtuar, që kanë për qëllim uljen e tensioneve lidhur me grumbullimin ushtarak rus në afërsi të Ukrainës. Perëndimi ka shprehur shqetësimin se Moska mund të jetë duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm. Johnson e vizitoi Kievin një ditë më parë dhe u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.