Sali Berisha iu bashkua për herë të parë fizikisht një proteste të opozitës pas një viti. Kreu i Partisë Demokratike u ndal në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me rrugën Xhorxh Bush, ku përcolli edhe një mesazh të shkurtër për mediat. “Po nuk ka nevojë. Diktaturat përmbysen ose me armë, ose me mosbindje civile. Nuk i reziston dot ai mosbindjes civile. Ju e patë Asadin si përfundoi? 35 mijë ushtarë të Asadit me 300 rebelë. Por ia mbathën. Nuk i mbron kush diktatorët”.