Top News – Izraeli lëshon në Siri ‘bombën tërmet’/Shpërthim kolosal, u regjistrua në shkallën Rihter
16/12/2024 15:26

Shpërthime 'kolosale' janë regjistruar në Siri ndërsa sulmet izraelite thuhet se kanë shënjestruar objektet ushtarake, në 'sulmet më të rënda' në zonë për më shumë se një dekadë dhe shpërthimet, sipas raporteve, janë regjistruar nga sensorët e tërmeteve. Një grup monitorues i luftës tha se sulmet izraelite kishin shënjestruar objekte ushtarake në rajonin bregdetar të Sirisë, Tartus. "Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme" që shënjestruan një seri objektivasg, përfshirë njësitë e mbrojtjes ajrore dhe "depot e raketave tokë-tokë", tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, në ato që tha se ishin "sulmet më të rënda në rajonin bregdetar të Sirisë që nga fillimi" i tyre në vitin 2012'. Është raportuar se shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa që rezultoi me një magnitudë 3 nga sensorët sizmikë. Sipas ekspertëve, shpërthimi u regjistrua nga një stacion magnetometri 820 km larg, në Isnik në Turqinë perëndimore. Sinjali, sipas tyre kishte udhëtuar dy herë më shpejt se ai i një tërmeti tipik. Tartus është vendndodhja e një prej dy bazave ushtarake të Rusisë në Siri dhe është përdorur si bazë detare, si dhe një depo municioni. Ministria e Jashtme e Rusisë tha më herët se kishte evakuuar disa pjesëtarë të stafit të saj diplomatik nga Siria, një javë pas rënies së diktatorit të vendit Bashar al-Assad. Baza ushtarake detare u krijua për herë të parë nga Bashkimi Sovjetik në Tartus në 1971. Deri në vitin 2017, objekti klasifikohej si 'Pikë e Mbështetjes Materiale-Teknike' dhe jo si bazë dhe është pika e vetme hyrëse e Rusisë në Mesdhe. Qendra u përdor për dërgimin e armatimeve dhe furnizimeve pasi Rusia ndërhyri në luftën civile siriane në vitin 2015. Putin urdhëroi zgjerimin e bazës në vitin 2017, pasi Assadi ia dha objektin pa pagesë në këmbim të ndihmës për ta mbajtur atë në pushtet. Rusia operon gjithashtu një bazë në Hmeimim, duke përdorur një aeroport ekzistues civil pranë qytetit port të Latakias.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA