Top News – Ish-kryeprokurori që fshehu pasurinë/ SPAK-dy vjet burg dhe 5 vjet pa funksion publik
07/05/2021 14:58

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla rrezikon 2 vjet heqje lirie dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike. SPAK ka kërkuar shpalljen fajtor të ish prokurorit për disa akuza, por më kryesorja fshehja e pasurisë. Ish prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla akuzohet për veprat penale refuzim për deklarim, mos deklarim ose fshehje të deklarimit të pasurisë, në tre raste. Ndërkohë më herët ish prokurori është hetuar edhe pastrim parash, pretendime të cilat janë rrëzuar dhe aktualisht Adriatik Llalla gjykohet vetëm për fshehje të pasurisë. Sipas SPAK, Llalla akuzohet se e ka kryer këtë vepër penale tre herë. Prokurori i çështjes, Klodian Braho i kërkoi gjykatës deklarimin fajtor të Llallës për veprën penale të fshehjes së pasurisë dhe dënimin e tij me 2 vjet heqje lirie. Nëse gjendet fajtor Llalla do të përfitojë nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar uljen e 1/3 së dënimit, duke mbetur si dënim përfundimtar në masën 1 vit e 4 muaj burgim. Akuza e ngritur sipas nenit 257/a, paragrafi i dytë parashikon dënime nga gjobë deri në 3 vjet burg. Gjithashtu ndaj Llallës u kërkua si dënim plotësues përjashtimi nga Shërbimi Publik për 5 vite. Më herët për shkak të dorëheqjes, ndaj Llallës është sanksionuar prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndalimi 15 vjet për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
DIGITALB DIGITALB - OFERTA