Policia njoftoi arrestimin e një 22 vjeçari në përfundim të një hetimi, që thotë se zgjati disa muaj nga sektori i luftës kundër lëndëve narkotike. Në pranga ka përfunduar i riu i identifikuar me emrin Kristi Buçi. Ai u kap në flagrancë gjatë operacionit të organizuar në rrugën ‘Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Policia njofton se gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit me të cilin lëvizte 22 vjeçari u gjet një sasi prej 900 gramësh lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Pas sekuestrimit të drogës dhe arrestimit të tij, policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e të riut, ku thotë se ka gjetur një sasi municioni luftarak.