Top News- Ikja e Metës dhe ‘epoka’ Begaj/ Zbardhet axhenda e marrjes së detyrës nga Presidenti
23/07/2022 18:41

Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, merr detyrën këtë të dielë, në një ceremoni zyrtare, që do të nisë në Kuvendin e Shqipërisë dhe përfundojë në Presidencë. Në orën 18:00, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancën e posaçme plenare, e cila do të jetë edhe e fundit për këtë sezon legjislativ, ku do të betohet Presidenti Begaj. Pas betimit në Kuvend, Presidenti Bajram Begaj, do t’i drejtohet Presidencë, ku edhe do të zhvillohet ceremonia shtetërore për marrjen e detyrës dhe njëherësh mbarimi i mandatit të Ilir Metës, pas 5 vitesh lufte të ftohtë me qeverinë socialiste, që e votoi për të qenë në krye të shtetit. Në axhendën e publikuar nga Këshilltari për Mediet i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ceremonia nis në orën 19:15, ku pas të ftuarve mbërrin në Presidencë, kreu i ri i shtetit, Bajram Begaj. Në orën 19:29 minuta Begaj e Meta do të ngjiten në tribunë, teksa do të luhet himni kombëtar. Pas himnit, do të jetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, e cila do t’i dorëzoj Presidentit Begaj Kushtetutën, dhe fill pas kësaj, ky i fundit do të mbajë edhe fjalën e parë nga Presidenca, e cila do të ndiqet nga lënia e selisë nga Ilir Meta. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, familja presidenciale Begaj, do të presë të ftuarit në një pritje zyrtare në oborrin e institucionit.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA