Autoritetet italiane kanë zbuluar identitetin e shtetases shqiptare, e cila u gjet e vrarë pranë lumit Parmignola në zonën e Sarzarës në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se trupi i pajetë i viktimës i përket Nevila Pjetrit, 35-vjeçares më origjinë nga Elbasani. Kjo e fundit u gjet gjysmë e zhveshur, me shenja dhune dhe një plagë plumbi pas koke. Hetimet e intensifikuara zbuluan se 35 vjeccarja është qëlluar me një pistoletë të kalibrit të vogël, ndërsa shtohet se plumbi e kishte prekur pranë veshit të majtë. Referuar mediave italiane, viktima fillimisht është rrahur, dhe më pas u qëllua me armë, e cila rezultoi për fatale për shqiptaren.