Njëri prej pasagjerëve të aeroplanit që u rrëzua në Kazakistan tha se 'dëgjoi të paktën një zhurmë para se' avioni t’I afrohej pikës së mbërritjes. Subhonkul Rakhimov ishte në mesin e 29 të mbijetuarve nga fluturimi J2-8243, i cili u rrëzua pasi u devijua nga rruga për në Grozny, në Rusinë jugore, me të paktën 38 persona të vrarë. Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters nga spitali, ai tha se filloi të lutej dhe të përgatitej për fundin pasi dëgjoi një zhurmë teksa po i afroheshin Groznit. “Mendova se avioni do të shpërbëhej”, tha ai, duke shtuar se avioni i Azerbajxhanit Airlines veproi në mënyrë të çuditshme pas zhurmës së fortë.