Një operacion policor për kapjen e personave të shpallur në kërkim ka arrestuar 5 shtetas, të kërkuar për vepra të ndryshme penale. Konkretisht në prangat e policisë së kryeqytetit kanë rënë dy babë e bir të shpallur në kërkim për veprën penale plagosja e rëndë me dashje. Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e këtyre dy personave, pasi më datë 9 janar në rrugën “Ndre Mjeda”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me një shtetas tjetër. Ky i fundit u arrestua menjëherë pas rastit, pasi dyshohet se gjatë këtij konflikti, dëmtoi me mjet prerës, 70-vjeçarin.