Nga kjo e hënë, leja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë e përmbajtje: do të duhen më pak para e kohë për ta marrë dhe vlefshmëria e saj i kalon kufijtë e Shqipërisë. Këto janë vetëm disa nga risitë që vijnë me lejen e re, e përputhshme me direktivën e Bashkimit Europian. Është Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ajo që bëri publik lajmin bashkë me formatin e ri, për të dytën herë brenda një harku kohor gjashtëmujor.