Shembja e galerisë së një miniere kromi ju ka marrë jetën dy minatorëve këtë të shtunë në fshatin Lajthizë të Tropojës. Viktimat janë 41-vjeçari Adil Dautaj, banues në Tropojë dhe 43-vjeçari Afrim Zhutaj nga Kepeneku. Burime bëjnë me dije se nga shembja e galerisë mbetën të bllokuar 6 minatorë, por katër prej tyre arritën të nxirreshin të gjallë. Trupat e pajetë të dy minatorëve janë nxjerrë nga galeria e shembur, pas disa orësh kërkimesh nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Shembja e galerisë ka ndodhur në mbi 1000 metra thellësi. Afrim Zhutaj ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa Adil Dauti i dy fëmijëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Tropojës po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.