Edison Oruqi, i cili u zhduk në rrethana misterioze u gjet i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman. Ai u gjet nga familjarët të cilët nuk i ndalën kërkimet që pas humbjes së kontakteve me të. Për nxjerrjen e trupit, familjaret kërkuan ndihmën e policisë për shkak të rrjedhes së fortë. Viktima mësohet se ishte baba i tre fëmijëve. Ai u zhduk paraditen e së shtunës teksa kishte shkuar per te punuar në një bujtinë. Kjo ishte dhe hera e fundit që ai u pa gjallë. Sakaq dyshohet se personi që kishte marrë në punë viktimën, pas përfundimit të detyrës e kishte lënë atë në një gadishull të vogël me rërë, pasi varka nuk arrinte dot në destinacionin ku viktima do të shkonte.