Top News/ Hezbollahu, 30 raketa mbi Izrael / ’Digjet’ qielli i natës, rritet frika për hakmarrje
12/08/2024 17:28

Hezbollahu ka lëshuar një breshëri raketash drejt Izraelit verior gjatë natës, ndërsa tensionet përtej kufirit vazhdojnë të rriten. Forcat izraelite thanë se rreth 30 predha u hodhën gjatë sulmit, ndërsa vendi po përgatitet për një sulm hakmarrës nga Irani, që pritet të ndodhë brenda pak ditësh. Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, mori përgjegjësinë për raketat dhe tha se kishte patur në shënjestër një bazë ushtarake izraelite. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan po ashtu se po kundërpërgjigjeshin në zonën nga ku u nisën raketat ndërkohë që konfirmuan se gjatë sulmeve të hezbollahut nuk kishte patur viktima. Hezbollahu me rreth 50 mijë militantë, u zotua se do të hakmerrej ndaj izraelit për vrasjen e kryekomandantit të tij Fuad Shukr. Edhe Irani premtoi gjithashtu se do të godasë armikun e tij të betuar Izraelin, pas vrasjes së shefit politik të Hamasit Ismail Haniyeh gjatë vizitës së tij në Teheran në fund të korrikut. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit janë angazhuar në sulme të ashpra me Hezbollahun, me bazë në Liban, për gati 10 muaj, që nga shpërthimi i luftës në Gaza. Shkëmbimet e zjarrit përtej kufirit, ku dhjetëra e mijëra njerëz janë evakuuar nga të dyja anët, janë tashmë një realitet i përditshëm. Gjatë fundjavës pati ndërkohë raporte se izraeli po përghatitet për një sulm iranian, para të enjtes. Më herët, pritej që Hezbollahu të hakmerrej vetëm por tani Izraeli pret një sulm të drejtpërdrejtë nga Teherani.

Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me situatë tmerri
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
Top Channel/ Rikthehen reshjet e borës, raportohen probleme në disa rrugë
23/01 12:49
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të eliminonte Indrit Doklen
23/01 12:47
Top News- Pranga nipit të ish-deputetit/ Ishte në kërkim për dhunë, procedohet i ati
23/01 12:45
Top Channel/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me barrierën mbrojtëse, 4 të lënduar
23/01 12:22
DIGITALB DIGITALB - OFERTA