Beyoncé do të shfaqet së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Harris në një tubim në Teksas të premten, raportoi CBS Neës, duke cituar burime pranë kampit elektoral të kandidates demokrate. Paraqitja e këngëtares në qytetin e saj të lindjes, Hjuston, do të bëhet vetëm 11 ditë para ditës së zgjedhjeve më 5 nëntor. Harris përdor këngën Freedom të Beyoncé në eventet e fushatës, por këngëtarja deri më tani ka munguar. Në fillim të kësaj vere, u përhapën thashethemet se Beyoncé do të shfaqej krah Harris në Konventën Kombëtare Demokratike të gushtit, por ajo nuk u shfaq. Harris është planifikuar të flasë së bashku me kandidatin demokrat në Senatin e Teksasit, Colin Allred, të premten.