Top News – Hakerat “Robin Hood”! Bamirësi me paratë e vjedhura
20/10/2020 12:30

Një grup hakerash po dhuron paratë e vjedhura për bamirësi në atë që konsiderohet si një risi për krimin kibernetik dhe që po huton ekspertët. Hakerat pretendojnë se kanë marrë miliona dollarë nga kompanitë, por thonë se tani duan ta bëjnë botën një vend më të mirë. Në një postim në atë që quhet Dark Web, banda postoi faturat për 10 mijë dollarë në bitcoins që i ishin dhuruar dy organizatave bamirëse. Një prej tyre, Children International thotë se nuk do t’i mbajë paratë. Lëvizja konsiderohet si e habitshme dhe trazuese, si moralisht ashtu edhe ligjërisht. Në një postim në rrjet më 13 tetor, hakerat pretenduan se ata kanë në shënjestër vetëm kompanitë me fitime të mëdha, të cilave u dërgojnë viruse në këmbim të parave. Ndërhyrja e tyre i merr peng sistemet IT të organizatave, deri sa paratë të paguhen. “Ne mendojmë se është e drejtë që një pjesë e parave që kompanitë kanë paguar t’u shkojnë organizatave bamirëse. Pavarësisht se sa e keqe mendoni se është ajo që bëjmë, ne jemi të kënaqur që ndihmojmë për të ndryshuar jetën e dikujt. Sot ne kemi dërguar edhe donacionet tona të para”. Kriminelët kibernetikë postuan donacionet bashkë me faturat që kishin marrë në shkëmbim për 0.88 bitcoinët që i kishin dërguar dy organizatave bamirëse, The Water Project dhe Children International. Kjo e fundit mbështet fëmijët, familjet dhe komunitetet në Indi, Filipine, Kolumbi, Zambia etj. Ndërsa The Water Project punon për të rritur aksesin tek uji i pijshëm në Afrikën Qendrore.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA