Top News – Greqia dhe Turqia/ Shmangin përplasjet në mesdhe
01/10/2020 20:48

Greqia dhe Turqia janë pajtuar për të shmangur përplasjet aksidentale në Mesdheun lindor duke vendosur një linjë të komunikimit të drejtpërdrejtë ushtarak, njoftoi Aleanca Veriatlantike, NATO. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e mirëpriti këtë zhvillim, i cili vjen pas disa javësh bisedimesh midis zyrtarëve ushtarakë nga dy vendet anëtare të aleancës. Ankaraja dhe Athina kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime, pasi kaluan disa javë mosmarrëveshje rreth eksplorimit të gazit në rajon. Situata çoi në një ngritje dramatike të tensioneve, duke shkaktuar frikën se konflikti mund të shpërthente, mbase edhe rastësisht. "Pas një sërë takimesh teknike midis përfaqësuesve ushtarakë të Greqisë dhe Turqisë në Selinë e NATO-s në Bruksel, erdhi deri te krijimi i një mekanizmi dypalësh ushtarak", tha NATO-ja përmes një deklarate. Stoltenberg falënderoi të dyja palët për "angazhimin e tyre konstruktiv". Njoftimi i erdhi ndërsa udhëheqësit e Bashkimit Evropian filluan bisedimet në kuadër të një samiti mbi marrëdhëniet e tyre me Turqinë. Turqia ka shprehur dëshirë për t'u bashkuar me BE-në gjatë pesë dekadave të fundit, por analistët thonë se numri në rritje i mosmarrëveshjeve midis Erdoganit dhe udhëheqësve të bllokut i ka zbehur këto perspektiva.

Top News- Vuçiç injoron protestat studentore/ Themelon një Lëvizje si kundërpërgjigje
24/01 23:00
Top News- ‘Serbia u sulmua sot’/ Vuçiç deklaratë befasuese por… nuk tregon sulmuesin
24/01 22:45
Top Channel/ Bie Vuçiç?! Serbia ndizet nga protestat, mijëra studentë e qytetarë në rrugë
24/01 19:33
Top News- Serbët e Mitrovicës kundër Vuçiç/ Protesta në veri: Burg për presidentin
24/01 17:55
Top News – Vuçiç në telashe, njerëzit në sheshe / Pas muajsh protesta, grevë e përgjithshme
24/01 14:56
Top News – Serbia ‘fut hundët’ te zgjedhjet e Kosovës. Beogradi angazhon strukturat për Listën Serbe
24/01 13:32
Top News – Një negociator ‘miqësor’. Danezi Peter Sorensen do udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi
24/01 11:13
Top News- Athina i përgjigjet Shkupit: Çështja maqedonase e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 14:25
Top News – Kriza e ajrit të ndotur në Ballkan/ Kërcënon shëndetin dhe aspiratën për anëtarësim në BE
23/01 14:10
Top News- Lajçak takon Vuçiç për ngërçin me Kosovën, zbardhen porositë për Serbinë
22/01 13:18
Top News- Ballkani jo në agjendën e Trump/ ‘Mund të kthehet teza e shkëmbimit të territoreve’
21/01 11:03
Top News- Nacionalistët serb kërcënim për veriun/ Autoritetet: Po tentojnë tensionim të situatës
20/01 12:53
Top News – Digjet shtëpia e të moshuarve, 8 viktima/ Zjarri dyshohet i qëllimshëm
20/01 11:11
Top News – Peter Sorensen zëvendëson Lajçak / I dërguari i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
19/01 13:00
Top News- Trazira në parlamentin boshnjak/ Dodik bllokon miratimin e dy ligjeve për integrimin
16/01 18:58
Top News – Pushteti i Vuçiç në pikëpyetje. Opozita refuzon ftesën për referendum konsultativ
15/01 21:20
Top News – Serbia bojkoton dialogun. Alibi qesharake për bisedimet për të zhdukurit e luftës
15/01 16:41
Top News- Vuçiç i kërkon referendum opozitës: E pamundur të qëndrojë në postin e presidentit
14/01 22:03
Top News – Moska në kontakt ‘me miqtë serbë’ / Lavrov i shqetësuar për kompaninë serbe të naftës NIS
14/01 13:42
Top Channel/ Studentët serbë shpërthejnë kundër qeverisë! Mijëra protestues në rrugët e Beogradit
13/01 22:30
DIGITALB DIGITALB - OFERTA