Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misione të veçanta në Administratën Trump, Richard Grenell, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, duke rishpërndarë një postim të vitit 2024 të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në postim Kurti shprehte mirënjohjen ndaj ish-presidentit Joe Biden, për miqësinë dhe kontributin e tij ndaj Kosovës.