Sondazhet e një instituti të studimeve politike në Greqi kanë shkaktuar jo pak reagim në Athinë. Instituti MRB iu drejtua grekëve me pyetjen në lidhje me liderin ndërkombëtar më të preferuar dhe atë më pak të preferuar. Anketa është zhvilluar mes dative 4 dhe 13 dhjetor dhe pyetjet kërkonin mendim pozitiv, apo negativ në lidhje me Vladimir Putin, Donald Trump, Emanuel Macron, Joe Biden dhe deri te Rexhep Taip Erdogan i Turqisë.