U përfshi në aksident, u largua nga vendi I ngjarjes, dhe më pas u rikthye. Policia ka dhënë detaje për një aksident të ndodhur më 5 dhjetor (2024) në rrugën "Myslym Keta". Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin F. Gj. është përplasur me mjetin e drejtuar nga shtetasja me iniciale R. M. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi F. Gj. është larguar nga vendi i ngjarjes, pas aksidentit. Me të mbërritur patrulla e qarkullimit në vendngjarje dhe u kontaktua me shtetasen e aksidentuar, është rikthyer në vendngjarje shtetasi F. Gj. së bashku me mjetin e përfshirë në aksident dhe ka nisur debat me drejtuesen e mjetit.