Gjykata ka bllokuar përkohësisht urdhrin ekzekutiv te presidentit amerikan Donald Trump, që i jep fund garancisë kushtetuese të nënshtetësisë së të drejtës së lindjes. Urdhri ekzekutiv, të cilin Trump e nënshkroi të hënën pas marrjes së detyrës, i udhëzon agjencitë amerikane që të refuzojnë të njohin shtetësinë e fëmijëve të lindur në SHBA, nëse as nëna dhe as babai i tyre nuk janë shtetas amerikanë ose rezident të përhershëm.