Top News – Gjobitet kandidati i pavarur/ Policia ndëshkon minatorin Elton Dobreshi
06/04/2021 09:36

Elton Dobreshi që ka zgjedhur të sfidojë dy forcat e mëdha të politikës në vend, duke kandiduar si i pavarur në Bulqizë, me kauzën e mbrojtjes së të drejtave të minatorëve është gjobitur nga policia. Efektivët e Policisë së Bulqizës e kanë ndëshkuar me 5 milionë lekë të reja për organizimin e një tubimi në shkelje të masave anti-COVID. Lajmin e njoftoi vetë Debreshi, i cili është një minator i njohur për aktivizmin për të drejtat e punëtorëve. Përmes një postimi në Facebook ai e konsideroi atë si “gjobë politike”. Kandidati i pavarur e shoqëroi postimin me faksimile të vendimit të policisë, i cili mbante datën 2 prill. Gjoba është vendosur për një miting të organizuar nga Debreshi në datën 26 mars në qytetin e Bulqizës. Prej 17 nëntorit 2020, me rekomandim të Komitetit Teknik të Ekspertëve, qeveria ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 persona si masë parandaluese të përhapjes së COVID-19. Më 24 mars, një ditë para nisjes së fushatës elektorale, Komiteti Teknik i Ekspertëve rekomandoi që masat kufizuese të ndalimit të grumbullimeve të mbeteshin në fuqi, rekomandim që u dha sërish edhe javën e shkuar. Duke e konsideruar në shkelje të Kushtetutës, pasi ndalonte edhe aktivitetet politike, më 4 dhjetor 2020 Partia Republikane (PR) e dërgoi këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo më 9 mars vendosi ta pranojë vetëm pjesërisht padinë e PR-së dhe i kërkoi qeverisë të saktësonte afatet e masave.

Top News- Dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri/ Gjendet i pajetë brenda makinës 48 vjeçari në Tiranë
24/01 09:47
Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
DIGITALB DIGITALB - OFERTA