Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë me tre muaj të tjerë afatet hetimore për çështjen e SASPAC, ndërsa rrëzoi kërkesën e Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt për zbutjen e masës së sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie. Gjatë gjyqit, Beqaj nuk ra dakord me zgjatjen e afateve hetimore. Po ashtu u kërkua zbutja e masës së sigurisë. Por pavarësisht kësaj kërkese të bërë nga ana e ish-drejtorit të SASPAC, trupi gjykues vendosi të mos e pranojë atë. Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj u arrestuan në datë 4 korrik të këtij viti me kwrkesw të SPAK pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Europian kur ishte në krye të kësaj agjencie. Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, sipas SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Ish-ministri I shëndetësisë është nën akuzë nga ana tjetër për çështjen e Sterilizimit.