GJKKO ka pushuar çështjen për Selim Cekajn babain e Arbër Cekajt, i cili akuzohet se ka trafikuar 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 përmes një kontejnerëve me fruta nga Kolumbia në Durrës. Kjo ishte hera e dytë që SPAK kërkonte pushimin e çështjes për Selim Cekajn, pasi sipas prokurorisë nuk vërtetohet akuza për përfshirjen e Selim Cekajt në këtë trafik droge. Gjatë seancës së kaluar gjyqtari Erion Bani u shpreh se është shprehur se do të marr një vendim pasi të njihet me vendimin e gjykatës për djalin e tij Arbër Cekaj, i cili u dënua për trafik lëndësh narkotike. Selim Cekaj u arrestua në tetor të vitin 2021 pasi brenda kontenierëve të kompanisë në emër të tij, u kapën 49 kg kokainë. Deri në shpalljen e vendimit të kësaj të premteje ai ishte pa masë sigurie. Arbër Cekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe si përfundim u dënua më 14 vite heqje lirie.