Gjykata e Posaçme i ka rikthyer SPAK-ut dosjen ndaj deputetit Asllan Dogjani, duke kërkuar plotësimin e hetimeve. Dogjani akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për deklarim të rremë pasurie, duke fshehur 120 mijë euro për blerjen e një apartamenti. Sipas gjykatës së posaçme, hetimet e SPAK nuk janë të plota dhe u dha dy muaj të tjerë kohë që të plotësojnë dosjen dhe më pas të paraqiten për seancën paraprake.