Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Endi Braçajn. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Paulin Çera, Marçela Shehu, Gentian Marku shpallën fajtor Endi Braçajn për kryerjen e veprës penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Braçaj u shpall i pafajshëm për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”. Nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite burgim. 4. Vuajta e dënimit i fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit të caktimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, në mungesë të tij ose vendimit gjyqësorë të formës së prerë.