Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri dhe kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Gledian Llatja, vijuan turin elektoral, këtë herë në takim me banorët e Rajonit Nr. 2. Gjiknuri kërkoi një votë besimi për një tjetër mandat për Llatjan në krye të bashkisë së Elbasanit, si një mënyrë për të çimentuar bashkëpunimin me qeverinë e kryesuar nga Edi Rama. Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja bëri një panoramë të investimerve të shumta që janë bërë në këtë mandat dhe kërkoi votën për të çuar përpara projektet e tjera për qytetin.