Gjesti dhe Egli, dy nga personat më të përfolur në Big Brother Vip 4 nuk kanë hezituar ti dhurojnë herë pas here puthje njëri-tjetrit. Teksa gjenden në një situatë të vështirë përballë banorëve të tjerë, të cilët i kanë akuzuar për lojën që po bëjnë në raport me njëri-tjetrin, dyshja duket e pashqetësuar, duke qëndruar shumë kohë pranë dhe duke shkëmbyer edhe puthje e përqafime.