Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar I Lëvizjes Demokratike të Kosovës, partisë politike më të vjetër dhe njërës prej më të mëdhave në elektorat në Kosovë. 40-vjeçari u konfirmua në detyrën që mban që prej 14 marsit të vitit 2021-,. Kur fitoi zgjedhjet pas largimit të Isa Mustafës. Në zgjedhjet brenda partisë, të mbajtura gjatë kuvendit të 10 të Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Abdixhiku ishte kandidati i vetëm në garë.