Operacioni policor “Game Over 3” ka goditur nje rast te organizimit të jashtëligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë këtij operacioni është arrestuar një 26-vjeçar. Pas një kontrolli të celularit të këtij personi, u zbulua se nëpërmjet një llogarie në një faqe online, në të cilën kishte rreth 500 mijë lekë të rinj, zhvillonte aktivitetin e vënieve të basteve. Celulari i tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa i arrestuari pritet të përballet me veprën penale organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec.