Fustani që Amy Winehouse veshi për koncertin e saj të fundit është shitur në një ankand në Los Angeles për 243.200 dollarë, 16 herë më shumë se vlera e paramenduar. Fustani, me ngjyrë të gjelbër dhe të zezë, i përket koncertit dramatik të këngëtares në Beograd, në qershor 2011, që u ndërpre pasi Amy ishte dukshëm shumë e dehur. Ajo u largua atëherë nga skena e shoqëruar nga fërshëllimat e publikut. Ylli vdiq më pas më 23 korrik, në moshën 27 vjecare, për shkak të një overdoze alkoli dhe droge.