Mungesa e një programi elektoral nga Vetvendosja në prag të garës elektorale të 9 shkurtit, po kritikohet nga analistët në Kosovë. Vetëvendosja ka filluar fushatën elektorale me sloganin “Cep më cep”. Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress se mungesa e programit zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje tregon pasiguri në mbajtjen e premtimeve elektorale.