Top News – Fondet në shëndetësi/ Nuk shpenzohen si pasojë e pandemisë
16/07/2020 14:45

Në periudhën e parë tw vitit 2020 e gjithe vemendja e qeverisë, dhe një pjesë e shpenzimeve buxhetore u fokusuan tek përballimi i situatës së pandemisë së covid 19. Sipas revistes ‘Monitor’ të dhënat e publikuara nga ministria e Financave tregojnë se Pandemia Covid -19 nuk ka ushtruar presion mbi shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë, pasi ecuria e buxhetit për katër mujorin e parë 2020 ka rezultuar me një tepricë prej 6,6 miliardë lekësh, ose rreth 53 milionë euro në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pandemia uli fluksin e kërkesave për shërbime shëndetësorë të tjera edhe prej masave kufizuese në lëvizje, duke lene pa shpenzuar fondet e shërbimet e kujdesit parësor dhe dytësor. “Të dhënat tregojnë se nga 3,2 miliardë lekë të planifikuara për shërbimin parësor u realizua 89 % e shumës, ndërsa kursimet më të mëdha erdhën nga shërbimi dytësor ku ishin nga 11 miliardë lekë të planifikuara, por u alokua vetëm 65.7% e shumës. Të dhënat buxhetore tregojnë se, fondet rezultuan me tepricë edhe në shërbimin e Urgjencës Kombëtare. E fokusuar vetëm në shërbimet ndaj Covid, shpenzimet për këtë shërbim u realizuan vetëm 28 për qind e fondit të planifikuar të periudhës. Nga 175 milionë lekë që ishin programuar për urgjencën kombëtare, u realizuan 50 milionë lekë gjatë katër-mujorit të parë 2020. Nisur nga nevojat shtesë për financime të nxitura nga pandemia, qeveria rishikoi me rritje 3. 5 % buxhetin e ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020, nga 62,9 miliardë lekë të planifikuara fondet shkuan ne 65.1 miliardë lekëve. Sipas burimeve nga QSUT që nga fillimi i pandemisë në muajin mars e deri aktualisht pavionet e tjera po punojnë me një ngarkesë të ulët. Vizitat dhe ndërhyrjet e planifikuara janë shtyrë, ndërsa mbyllja e shkollave dhe kufizimet në lëvizje për shkak të pandemisë kane ulur intensitetin e ekspozimit te të sëmurëve kronike ndaj virozëve të stinës. Financimi me fonde publike i sektorit të shëndetësisë është rreth 3% e PBB-së përqindja më e ulët në Rajon dhe Europë.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA