Vlera e Bitcoin ka kaluar për herë të parë shifrën e 100,000 dollarëve, duke arritur një rekord të ri. Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë është rritur nga pritshmëritë që presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do të miratojë politika kripto-miqësore. Rritja e vlerës kulmoi disa orë pasi Donald Trump emëroi Paul Atkins për të drejtuar rregullatorin e këmbimëve dhe siguracioneve.