Top News – Fluturimi ‘i mallkuar’ i Koresë së Jugut / Zogjtë përplasen me avionin, 179 viktima
29/12/2024 13:11

179 perrsona kanë humbur jetën në aksidentin ajror më vdekjeprurës të regjistruar në historinë e koresë së jugut, të dielën, kur një avion u detyrua të bënte një ulje emergjence, ra me bark në pistë dhe doli prej saj, duke shpërthyer në një lëmsh të madh zjarri ndërsa u përplas me një mur në aeroportin ndërkombëtar Muan. Avioni i Jeju Air që vinte nga kryeqyteti tajlandez Bangkok, me 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord, po përpiqej të ulej pak pas orës 9 të mëngjesit në aeroportin në jug të vendit, tha ministria e transportit e Koresë së Jugut. Dhe duket se shkak për tragjedinë ishte përplasja me një tufë zogjsh. Pamjet e tmerrshme, tregonin avionin që copëtohej në pistë ndërsa më pas shpërthente në flakë. Ministria e Transportit e Koresë së Jugut konfirmoi se kulla e kontrollit kishte lëshuar një paralajmërim se avioni mund të goditej nga zogjtë, para katastrofës. Edhe pamje video të avionit, duket se tregojnë një shpërthim nga motori i djathtë i avionit, në momentin kur supozohet se zogjtë e goditën atë. Me gjasë, kjo ka cuar në mosfunksionimin e mjeteve të uljes së avionit. Vetëm dy pjesëtarë të ekuipazhit, janë nxjerrë gjallë nga avioni që digjej. Autoritetet konfirmuan fillimisht 177 viktima, ndërsa kërkimi për dy persona të tjerë, vazhdonte. “Pasi avioni u përplas me murin, pasagjerët u hodhën prej tij. Shanset për të mbijetuar janë jashtëzakonisht të vogla”, tha një zyrtar i zjarrfikësve. “Avioni është shkatërruar pothuajse tërësisht dhe është e vështirë të identifikohen viktimat. Jemi në procesin e nxjerrjes së trupave dhe e gjithë kjo do të marrë kohë”, tha ai. Eskeprtët ndërkohë kanë nisur punën për të përcaktuar se cfarë ka ndodhur. Sipas tyre, Beoingu 737-800 është një avion i besueshëm dhe i përdorur në masë, dhe aksidenti duket të jetë rezultat i një zinxhiri fatkeq ngjarjesh. Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani koreanojugore që nga viti 1997, kur një avion i Korean Air u rrëzua në Guam, duke lënë të vrarë më shumë se 200 persona.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA