Top News/ Fiton miku i Putinit në Venezuelë / Shefi i Kremlinit uron Maduron: I mirëpritur në Rusi
29/07/2024 15:13

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar Nicolas Maduron për një mandat të ri presidencial në Venezuelë, duke thënë se Moska gëzohet për partneritetin strategjik me këtë shtet në Amerikën Jugore, dhe që Maduro është gjithmonë i mirëpritur në Rusi. Maduro dhe rivali i tij opozitar, Edmundo Gonzalez, kanë shpallur të dy fitore në zgjedhjet presidenciale, ndërsa Uashingtoni dhe Qeveri të tjera të huaja, janë të shqetësuara dhe dyshojnë në të dhënat zyrtare që e kanë nxjerrë Maduron si fitues. Autoriteti zgjedhor tha pas mesnate se Maduro ka fituar mandatin e tretë me 51 për qind të votave, rezultat që mund ta zgjasë deri në çerek shekulli pushtetin e tij. “Marrëdhëniet ruso-venezuelase kanë karakterin e partneritetit strategjik”, tha Putin në mesazhin drejtuar Maduros, bëri të ditur Kremlini. “Jam i bindur që veprimet tuaja në krye të shtetit do të vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillim progresiv në të gjitha drejtimet”. “Mos harroni, ju jeni gjithmonë i mirëseardhur në tokën ruse”, është cituar të ketë thënë Putin. Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashigtoni ka shqetësimet serioze që rezultatet nuk reflektojnë vullnetin e popullit.

Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
Top News – Kërcënimi i Trumpit për Rusinë…Përgjigjet Kremlini: Nuk shohim asgjë të re
23/01 14:07
Top News – Fitorja e Rusisë në Ukrainë…Rutte: Do shkatërronte NATO-n, triliona për t’u ringritur
23/01 14:06
Top Channel/ Rrëmbimi i të porsalindurës në një spital në Itali, babai: Në dhomë erdhi një grua…
23/01 14:06
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA