Betimi i Donald Trump në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe urdhërat e tij të parë, kanë pushtuar shtypin botëror. Nga CNN dhe BBC, tek Liberation dhe Bild, mediat ndërkombëtare po raportojnë për ndryshimet e shkaktuara nga 78 urdhrat ekzekutivë që ai nënshkroi. CNN në faqen e saj të parë, thekson se banori i ri i Shtëpisë së Bardhë “nuk humbi kohë” në avancimin e agjendës së tij politike duke “nënshkruar dhjetëra urdhra ekzekutivë” që mund të riformësojnë ndjeshëm politikën amerikane. The Guardian nënvizon deklaratën e Trump: “Zoti më shpëtoi për ta bërë Amerikën sërish të madhe” teksa edhe artikujt e tjerë në këtë prestigjoze raportojnë për orët e para të Donald Trump si president i SHBA.