Festuan ditëlindjen e shefes të tyre mes të shtënave me arme zjarri, dhe videoja u bë virale në rrjetet sociale. Kaq ka mjaftuar që të pezullohen nga detyra 4 efektivët e ‘Shqiponja’ në qytetin e Lezhës. Sipas burimeve bëhet me dije se nga strukturat e SHÇBA-se ka filluar procedimi penal për inspektorët R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M. Ndërkohë ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskredituese”. Mësohet se 4 policët ishin duke festuar për ditëlindjen e shefes së tyre duke zbrazur armët në ajër në një rrugë të Lezhës.