Shefja e BE, Ursula von der Leyen, I bëri thirrje bllokut evropian që të thellojë lidhjet me Kinën dhe të forcojë marrëdhëniet me Indinë, një qasje ndryshe nga ajo e administratës së re në SHBA, e udhëhequr nga Donald Trump. Von der Leyen thekspo gjatë fjalimit hyrës në në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, se blloku evropian duhet të bashkëpunojë dhe jo të konfrontohet me administratën e Trump. Ky i fundit ka premtuar tarifa ndëshkuese importi ndaj partnerëve kryesorë si pjesë e politikës së tij tregtare.